Dyshohej se po përdorej për trafik njerëzor, avioni me mbi 300 pasagjerë ndalohet në Francë

Dyshohej se po përdorej për trafik njerëzor, avioni me mbi 300 pasagjerë ndalohet në Francë

10:53, 23/12/2023
A+ Aa A-

Autoritetet franceze ndaluan një avion me 303 pasagjerë indianë dhe ka nisur një hetim për kushtet dhe qëllimet e udhëtimit, thanë prokurorët të premten (22 Dhjetor).

Avioni u bllokua pasi u ndal për furnizim me karburant në qytetin Vatry pas marrjes së një informacioni se po përdorej për trafik të qenieve njerëzore.

Autoritetet po hetojnë dyshimet për trafikim njerëzor dhe shoqëruan në polici dy persona për t’i marrë në pyetje, tha zyra e prokurorisë publike të Parisit, duke shtuar se autoritetet ishin informuar nga një informator anonim. Linja ajrore dhe ministria e jashtme indiane nuk u përgjigjën për koment, raportojnë mediat e huaja.

Avioni është në pronësi të kompanisë charter rumune Legend Airlines. Një avokate e firmës, Liliana Bakayoko, i tha kanalit francez të lajmeve BFMTV se ishte gati të bashkëpunonte me autoritetet franceze dhe shpresonte që avioni të mund të nisej në dy ditët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco