Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Udhëtimi i fundit para Krishtlindjeve, Rishi Sunak blen ëmbëlsira festive në një stacion të Londrës

Udhëtimi i fundit para Krishtlindjeve, Rishi Sunak blen ëmbëlsira festive në një stacion të Londrës

23:17, 22/12/2023
A+ Aa A-

Autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve që të mbarojnë sa më parë me blerjet e festave dhe të nxitojnë që të kthehen në shtëpi.

Në prag të Krishtlindjeve, stacionet dhe aeroportet në Britaninë e Madhe janë përfshirë nga kaosi, me njeraz të shumtë që duan të udhëtojnë sa më parë për të shmangur problemet që do të shkaktojë stuhia Pia.

Madje në një stacion të Londrës, King’s Cross u pa edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak duke blerë 6 kuti me ëmbëlsira festive për punonjësit e stafit të tij. Më pas, Sunak udhëtoi për në zonën e tij elektorale në Richmond.

Bllokimi i Eurotunelit që lidh Francën me Britaninë ka sjellë problematika të tjera me udhëtare që presin të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve që të mbarojnë sa më parë më blerjet e festave dhe të nxitojnë që të kthehen në shtëpi.

Parashikohet që rreth 13.5 milionë udhëtime të kohës së lirë do të zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga sot deri të dielën një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Paralajmërimet për shi janë planifikuar të hyjnë në fuqi të shtunën dhe në prag të Krishtlindjeve në perëndim të Skocisë, Anglinë veriperëndimore dhe Uellsin.

Paralajmërimet për erë janë lëshuar për të dielën dhe në orët e para të ditës së Krishtlindjes, kryesisht në veri të Skocisë dhe në verilindje të Anglisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco