U eliminua apo u vetëvra? Detaje të reja nga masakra në Çeki

U eliminua apo u vetëvra? Detaje të reja nga masakra në Çeki

19:59, 22/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Pragës bëri me dije se personi i armatosur që vrau 14 persona në një universitet të enjten pasdite vrau veten pasi u rrethua nga autoritetet dhe nuk u eliminua prej tyre.

Sulmi, i cili ndodhi në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit “Charles”, konsiderohet si një ndër masakrat më të rëndë me armë zjarri në historinë e vendit.

Autoritetet gjithashtu deklaruan se provat sugjerojnë se David Kozak vrau gjithashtu një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës javën e kaluar. Megjithatë, kjo është ende e pakonfirmuar.

Drejtori i policisë së qytetit, Petr Matejcek, shtoi se kishte "grumbuj municionesh në korridore" dhe ishte i bindure se mbërritja e shpejtë e policisë parandaloi më shumë gjakderdhje.

Këtë e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan, i cili i tha se personi i armatosur kishte blerë shumë armë në universitet dhe se ishte "gati të vriste shumë njerëz".

Studenti 24-vjeçar, i quajtur David Kozak, kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 Win AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Mesazhet në Telegram të postuara nga Kozak mes 9 dhe 19 dhjetorit kanë rënë nën mikroskopin e autoriteteve. Sipas informacioneve, 24-vjeçari ka folur në “ditar për sulmin në universitet”. Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një “jetë të mjerë” dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë “me dhimbjen më të madhe të mundshme”.

Në një tjetër mesazh në Telegram, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar edhe se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”. Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj, ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar të Volkskrant holandez, i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco