Tre bombardues të rrëzuar, Ukraina i bën Putinit 140 milionë euro dëm brenda ditës

Tre bombardues të rrëzuar, Ukraina i bën Putinit 140 milionë euro dëm brenda ditës

19:03, 22/12/2023
A+ Aa A-

Në të njëjtën ditë kur autoritetet ukrainase publikuan shifra për luftën dukë bërë me dije se Rusia ka humbur të paktën 340.000 trupa që nga fillimi i saj, Kievi i ka shkaktuar Putinit edhe 140 milionë euro dëm, duke rrëzuar tre avionë luftarakë.

Forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë tre bombardues rusë Su-34, të cilët u qëlluan nga qielli pranë lumit Dnipro, ku forcat e Kievit kanë siguruar një urë në bregun lindor.

Sulmet besohet të kenë ndodhur në afërsi të fshatit Krynky. Avionët luftarakë që kushtojnë 46 milionë euro secili janë rrëzuar nga raketat amerikane MIM-104 Patriot dhe lajmin e ka bërë të ditur komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk.

“Sot në mesditë në frontin jugor janë rrëzuar tre avionë luftarakë rusë Su-34! Fluturimi të përjetshëm ‘vëllezër’”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i tij Yuri Ignat e quajti operacionin të shkëqlyer. “Këtë herë ishin tre avionë në të njëjtën kohë në drejtimin jugor. Nuk e kishim bërë këtë prej një kohe të gjatë. Ne nuk kishim patur Su-34 të shkatërruar në statistikat tona prej shumë kohësh.”

Ndërkohë, kanali ushtarak rus VDV në Telegram e quajti atë një "ditë të errët" për forcat ajrore të Putinit.

"Në drejtim të Kherson, ne humbëm njëkohësisht tre avionë Su-34”, thuhet në postim.

FlightBomber një tjetër kanal rus i luftës pranoi se disa rusë ishin vrarë.

Sa i përket avionëve Su-34, ata përdoren nga Rusia për të transportuar bomba dhe raketa X-59. Rusia mendohej se kishte 155 nga këta bombardues përpara se të fillonte pushtimin e saj në Ukrainë, por më shumë se 20 prej tyre janë rrëzuar nga Ukraina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco