Mjekët pa Kufij: Sulmet e Izraelit e kanë kthyer veriun e Gazës në grumbull rrënojash

Mjekët pa Kufij: Sulmet e Izraelit e kanë kthyer veriun e Gazës në grumbull rrënojash

16:40, 22/12/2023
A+ Aa A-

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) paralajmëroi se sulmet pa kriter që Izraeli i ka vazhduar që nga 7 tetori e kanë kthyer veriun e Rripit të Gazës në grumbull rrënojash.

MSF-ja bëri një postim nga llogaria e saj në platformën sociale “X” lidhur me situatën në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet dhe bllokadën intensive të Izraelit.

“Sulmet pa kriter të Izraelit në luftën që vazhdon prej më shumë se dy muajsh e kanë kthyer Rripin e Gazës në grumbull rrënojash. Në spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Gazës vazhdojnë të vijnë pothuajse çdo ditë të vdekur dhe të plagosur. Asnjë vend (në Gaza) nuk është i sigurt”, thuhet në deklaratë.

Lideri i ekipit mjekësor i MSF-së, Chris Hook, ka deklaruar: “Shërbimi i urgjencës në spitalin Nasser është i mbushur plotësisht dhe pacientët e rinj trajtohen aty. Ndërsa mjekët kalojnë mbi trupat e fëmijëve të vdekur për të trajtuar fëmijët e tjerë, të cilët edhe ato do të vdesin gjithsesi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco