Riaktivizohet baza nga ku nisi sulmi i vetëm bërthamor në histori

Riaktivizohet baza nga ku nisi sulmi i vetëm bërthamor në histori

14:04, 22/12/2023
A+ Aa A-

Forca Ajrore Amerikane pritet që të vërë sërish në përdorim fushën ajrore që u përdor për të hedhur bombën atomike në Japoni.

Lajmin e bën të ditur një zyrtar i Forcave Ajrore, i cili deklaroi se kjo iniciativë ka si qëllim të zgjerojë opsionet e SHBA-së në rast të përkeqësimit të marrëdhënieve me Kinën. 

Sipas zyrtarit, fusha ajrore në ishullin Tinian, në Paqësor do të kthehet një aset pasi të ketë përfunduar puna që do të duhet bërë për ta rimarrë në dorëzim.

Baza aktualisht është e mbuluar nga bimësia pasi xhungla në ishull e ka marrë “nën kontroll” dhe për ta pastruar do të duhet një punë intensive. Fusha ajrore ka mbetur e braktisur që nga viti 1946.

Pritet që në Aeroportin Ndërkombëtar në qendër të Tinian-it të shtohen edhe godina. Në buxhetin e Forcave Amerikane Ajrore për vitet 2020-2024 janë parashikuar 78 milionë dollarë për finalizimin e projektit në ishullin e Paqësorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco