Zyrtarja e lartë e mbështetur nga Soros: Emri i Trump të hiqet nga fleta e votimit edhe në Kaliforni

Zyrtarja e lartë e mbështetur nga Soros: Emri i Trump të hiqet nga fleta e votimit edhe në Kaliforni

10:25, 22/12/2023
A+ Aa A-

Një zyrtare e lartë në Kaliforni, e mbështetur nga miliarderi majtist, George Soros, ka kërkuar që emri i Donald Trump të mos jetë në fletën e votimit.

Zëvendësguvernatorja Eleni Kounalakis tha se duhet të eksplorohet çdo opsion ligjor që Trump të zhduket nga fleta e votimit.

Kounalakis ka marrë mbështetje të fortë financiare nga George Soros, i cili ka dhuruar për fushatën e saj maksimumin e kontributit financiar sipas ligjeve.

Zyrtarja e Sorosit tha se është frymëzuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë të Kolorados, që vendosi të mos pranojë emrin e Donald Trump në fletën e votimit.

Gjykata e Lartë e Kolorados, e mbushur me të gjithë anëtarët demokratë, e mori vendimin të martën.

Pas këtij vendimi, vetë Donald Trump tha se kjo ishte një skemë e përgatitur nga George Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco