VIDEO/ Sulmi në Pragë, të paktën 11 të vdekur dhe 24 të plagosur

VIDEO/ Sulmi në Pragë, të paktën 11 të vdekur dhe 24 të plagosur

16:59, 21/12/2023
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë në Fakultetin e Filozofisë në Pragë.

I vdekur ka mbetur edhe personi që hapi zjarr, pasi u neutralizua nga policia.

Autoritetet në vend bëjnë të ditur se 9 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, kurse disa të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Në total, numri i të plagosurve dyshohet të jetë 25, por shifrat pritet të ndryshojnë.

Sipas asaj që ministri i Brendshëm i vendit, Vít Rakušan, bëri të ditur, autori hapi zjarr të paktën 20 herë. Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa sheshi ‘Jan Palach’ dhe zona përreth është tërësisht e mbyllur.

Ndërkohë, një student që ndodhej në ndërtesë kur ndodhi sulmi, tregoi për CNN Prima NEWS dhe të shtënat ndodhën në katin e tretë dhe të katërt të godinës.

Nuk dihen ende motivet e sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco