Dyshohet si autori i sulmit në Pragë, policia vret një person

Dyshohet si autori i sulmit në Pragë, policia vret një person

16:37, 21/12/2023
A+ Aa A-

Policia çeke ka raportuar për të shtëna armësh në sheshin Jan Palach të Pragës rreth orës 15:00 dhe konfirmoi vdekje dhe lëndime të shumta.

Përveç kësaj, raportojnë mediat e huaja, policia ka konfirmuar se vrasësi ka vdekur.

“Autori është eliminuar. E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vendngjarje”, tha policia.

Policia ka mbyllur të gjithë sheshin dhe zonën përreth. Trafiku është devijuar dhe policia ka këshilluar publikun që të qëndrojë larg zonës – mundësisht në shtëpi.

Stacioni i metrosë Staroměstská është mbyllur për shkak të ndërhyrjes së policisë.

Oficerët e policisë të pranishëm në stacion nuk po i lënë njerëzit të dalin në rrugë.

Raportet sugjerojnë se të shtënat kanë ndodhur në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco