70-vjeçari në SHBA shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg

70-vjeçari në SHBA shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg

14:25, 21/12/2023
A+ Aa A-

E drejta vonon por nuk harron, thotë një shprehje popullore….

Një burrë në SHBA është shpallur i pafajshëm pasi vuajti dënimin në burg për afro gjysmë shekulli, për një vrasje që nuk e kishte bërë, dhe ky është shënuar si dënimi më i gjatë i gabuar në Amerikë.

Të martën, Gjykata në Oklahoma ka liruar Glynn Simmons, tashmë 70 vjeç, pasi vlerësoi se provat vendimtare në rastin e tij nuk iu dorëzuan avokatëve mbrojtës.

Të hënën, një prokuror i qarkut tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të garantuar një gjyq të ri.

Simmons kreu ekzaktësisht 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg për vrasjen e Carolyn Sue Rogers në vitin 1974, gjatë një grabitjeje në një dyqan pijesh alkoolike periferi të Oklahoma.

Ai ishte 22 vjeç kur ai dhe një i bashkëpandehur, Don Roberts, shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje një vit pas ngjarjes.

Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm për shkak të vendimeve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për dënimin me vdekje.

Simmons ishte shprehur i pafajshëm, duke thënë se ai ishte në shtetin e tij të lindjes, Luiziana në kohën e vrasjes.

Gjykata e qarkut konstatoi në korrik se prokurorët nuk ia kishin dorëzuar të gjitha provat avokatëve mbrojtës, duke përfshirë një dëshmitar që kishte identifikuar të dyshuar të tjerë.

Roberts u lirua me kusht në vitin 2008.

Personat e dënuar gabimisht që shërbejnë në Oklahoma kanë të drejtë për kompensim deri në 175 mijë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco