Izraeli vazhdon sulmet ajore në Gazën veriore, 14 të vdekur

Izraeli vazhdon sulmet ajore në Gazën veriore, 14 të vdekur

09:39, 16/12/2023
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza thotë se një sulm ajror herët të shtunën vrau të paktën 14 persona në një zonë veriore të territorit.

Dr. Munir Al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i tha CNN se viktimat ishin rezultat i një sulmi ajror në Jabalya në Gazën veriore. 

“Deri në këtë moment kemi marrë 14 trupa, kryesisht gra dhe fëmijë dhe nëntë të plagosur si rezultat i një sulmi ajror që synoi dy shtëpi në Jabalya Veriore,” tha zyrtari.

“Shtëpitë kanë pritur shumë banorë të zhvendosur nga zona. Sulmi ajror ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit dhe të gjithw tw lwnduarit dhe trupat e pajetw mbërritën në pikën tonë mjekësore në veri të Jabalya. Ka shumë të tjerë nën rrënoja dhe banorët dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile po punojnë në përpjekje për të tërhequr më shumë njerëz.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco