Amerikanët tallen me videon e Krishtlindjeve të Zonjës së Parë

Amerikanët tallen me videon e Krishtlindjeve të Zonjës së Parë

11:50, 15/12/2023
A+ Aa A-

Video e Krishtilindjeve e publikuar nga Zonja e Parë, Jill Biden është vendosur në qendër të vëmëndjes në SHBA.

Shumë amerikan e cilësojnë atë të çuditshme dhe mbeturinë.

Përpjekjet e gruas së presidentit amerikan për të ofruar pak gëzim në këto ditë festash përmes videoklipit ishin të kota,  “Daily Mail".

Videoja, e postuar nga Jill Biden të mërkurën, tregon anëtarët e një trupe kërcimi me bazë në Nju Jork, Dorrance Dancers, duke performuar me lojëra shfaqjen "The Nutcracker Suite" në sallat e dekoruara të Shtëpisë së Bardhë.

Kërcimtarët tregojnë se si është dekoruar çdo dhomë në Shtëpinë e Bardhë për pushime.

"Pak magji, çudi dhe gëzim ju sjellin balerinët e talentuar të "Dorrance Dance" ; me interpretimin lozonjar të "The Nutcracker Suite". Gëzoni!", shkroi gruaja e presidentit tw amerikws Joe Biden në X (ish-Tëitter).

Gjatë videos, kërcimtarët buzëqeshin me kostume të ndezura, megjithatë, shumë ndjekës në rrjetet sociale nxituan të vënë në dyshim lidhjen e klipit me frymën e Krishtlindjes.

Megjithatë, shumica e komenteve në llogarinë zyrtare X (ish Tëitter) të Jill Biden nuk ishin aspak lajkatare, raporton Dailymail.

Blogeri i krahut të djathtë Ian Miles Cheongm, si dhe aktivisti kundër vaksinimit Alex Rosen, shprehën shqetësimin e tyre të fortë për videon e Krishtlindjeve të Jill Biden.

 “Është kaq e çuditshme. E çuditshme. Tmerr," komentoi një përdorues i rrjeteve sociale.

Nga ana e saj, aktivistja konservatore Brigitte Gabriel shkroi :"Fëmijët nuk duhet ta shohin këtë fëlliqësi."
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco