Bie qeveria socialiste në Poloni, Donald Tusk zgjidhet kryeministri i ri i vendit

Bie qeveria socialiste në Poloni, Donald Tusk zgjidhet kryeministri i ri i vendit

20:23, 11/12/2023
A+ Aa A-

Parlamenti polak ka mbështetur Donald Tusk për t’u bërë kryeministër pasi udhëheqësi aktual Mateusz Morawiecki humbi një votim kyç në parlamentin e vendit të hënën. Partia populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Moraëieckit nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet e Tetorit.

Presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS, megjithatë emëroi zotin Morawiecki për të udhëhequr qeverinë. Dështimi i tij për të fituar një votëbesim i hap rrugën Tusk për t’u bërë kryeministër.Në total, 190 deputetë votuan për qeverinë e Morawiecki, krahasuar me 266 kundër.

Ai pritet të marrë detyrën këtë javë. Tusk ka qenë më parë kryeministër i Polonisë midis 2007 dhe 2014, dhe më vonë president i Këshillit Evropian. Kryeministri i ri do të prezantojë kabinetin e tij të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco