Kina përdor njerëzit trupvegjël si atraksion turistik, kritika të forta për shkelje të të drejtave të njeriut

Kina përdor njerëzit trupvegjël si atraksion turistik, kritika të forta për shkelje të të drejtave të njeriut

18:28, 11/12/2023
A+ Aa A-
Një park zbavitës në Kinë i quajtur “Perandoria e xhuxhmaxhuxhëve”, ka marrë si famë dhe kritika për atë që konsiderohet si shfrytëzim i njerëzve trupvegjël për veçorinë e tyre trupore.

Parku zbavitës ka më shumë se 100 njerëz të lindur të shkurtër që performojnë për turistët në provincën Iunan, të gjithë ata jo më shumë se 1.3 m të gjatë, shumë prej të cilëve vuajnë nga gjendja shëndetësore e nanizmit.

Një orë larg me autobus drejt lindjes së Kunming në jugperëndim të Kinës, punonjësit e vjetër të parkut kanë krijuar një komunitet të lidhur brenda parkut me kështjella e amfiteatro ne përmasa minimale, që duket si një kopje e skenave të filmit ‘Lord of the Rings’.

Në të gjenden shtëpi me dritare të shtrembëra, çati prej kërpudhash, apo dhe një restorant brenda trupit të një aeroplani.

Pasi vizitorët paguajnë hyrjen rreth 12 dollarë, ata mund të eksplorojnë impjantin ku luhen shfaqje të ndryshme, si një parodi e Liqenit të Mjellmave, beteja të trilluara mesjetare mes luftëtarësh apo skena teatrale.

Turistët mund të bëjnë foto me performuesit trupvegjël ose të pinë çaj me ta në modelet e shtëpive të vogla.

“Perandoria e xhuxhmaxhuxhëve” është krijuar nga biznesmeni kinez i pronavel Chen Mingjing, i cili thotë se idea i lindi pasi njohu dy njerëz me nanizëm që lypnin në tren, dhe krijoi kompleksin për t’i ndihmuar duke i dhënë një punë”.

“Më erdhi keq për ta,” tha ai për rrjetin Time në 2018. “Shpesh fëmijët me këtë gjendje refuzohen nga familjet e tyre dhe duhet të mbeten të pastrehë.”

“Kështu që mendova të krijoj një mbretëri të vogël ku ata të punojnë e jetojnë.”

Por kritikat kanë qenë të shumta për shfrytëzim të paaftësisë së performuesve duke e quajtur parkun një ‘spektakël trazues’ ose ‘kopsht zoologjik’.

Ndersa vete anetaret thonë se janë te kënaqur.

Kina llogaritet se ka rreth 8milionë njerëz me nanizëm, gjednja e klasifikuar si ‘paaftësi fizike’ prej vitit 2007.

Punonjësit thuhet se paguhen rreth 300 dollarë në muaj, që është e afërt me rrogën e një punonjësi të thjeshtë fabrike, dhe jetojnë një apartamente të thjeshta brenda kompleksit.

Një nga anëtarët e përhershëm të stafit Ah Wei, i cili prodhon e shet punime artizanale, thotë se në park është njohur me gruan e tij.

Ai ka thënë më parë për rrjetin ‘World of Chinese’: “Në Henan, shpesh talleshin me gjendjen time, dhe kur dëgjova për Mbretërinë e Xhuxhmaxhuxhëve vendosa të vij për ta parë. Jam ndjerë mirë këtu dhe mund të kaloj kohën me njerëz të ngjashëm me mua”.

Një tjetër rezident Xu Shengwei, thotë se këtu ka gjetur gruan e tij Chen Meixin, me të cilën u njoh në 2016 deh u martuan një vit më vonë.

Krijuesit e parkut raportohet se kanë plane për zgjerimin e tij duke shtuar një sallë performancash dhe më shumë anëtarë të përhershëm me nanizëm./The Sun

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco