Një burrë dhe një grua kanë vdekur, një tjetër grua është plagosur – detaje të tjera rreth krimit në Wallis të Zvicrës

Një burrë dhe një grua kanë vdekur, një tjetër grua është plagosur – detaje të tjera rreth krimit në Wallis të Zvicrës

15:24, 11/12/2023
A+ Aa A-

Policia kantonale e Wallis, Zvicër, ka publikuar detaje të tjera rreth krimit të hënën në mëngjes.

Në këtë drejtim, siç shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur se nga të shtënat, kanë gjetur vdekjen një burrë dhe një grua.

Ndërkohë një tjetër grua ka mbetur e plagosur.

Autori i dyshuar Sébastien Robin thuhet se fillimisht e ka qëlluar gruan në një parking.

Ajo ka pësuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri.

Pak minuta më vonë, Robin qëlloi një burrë dhe plagosi një grua tjetër me një të shtënë.

Sipas gjetjeve fillestare, autori i ka njohur viktimat e tij ndërkohë që kërkimi vazhdon.

Një nga skenat e krimit thuhet se ishte një biznes lyerjeje dhe suvatimi në Sion.

Siç shpjegoi një punonjës i kompanisë kur u pyet nga Blick, të shtënat u qëlluan brenda ndërtesës së kompanisë. Viktimat janë punonjës.

Ai nuk ka dashur të thotë më shumë për momentin “për respekt për të gjithë të prekurit”. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco