Kryebashkiaku i Kievit thotë se Zelensky po humb popullaritetn për shkak të gabimeve të tij

Kryebashkiaku i Kievit thotë se Zelensky po humb popullaritetn për shkak të gabimeve të tij

13:58, 10/12/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se popullariteti i Volodymyr Zelenskyt, është duke rënë dhe ai do të paguaj çmimin për gabimet e tij – duke humbur eventualisht pushtetin.

Klitschko në dy intervista të ndara, ka thënë se Zelensky është duke u izoluar dhe është një autokrati.

“Njerëzit e shohin se kush është me ndikim dhe kush jo. Ka dhe do të ketë pritje tjera. Zelensky po paguan për gabimet që i ka bërë”, tha Klitschko në një interviste për mediumin zviceran 20 Minutes.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks dhe njëherit kampion i botës që është kryebashkiak i Kievit nga viti 2014, është një kundërshtar politik i Zelensky, por komentet e tij pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje për Zelensky pas 21 muajve lufte dhe se sipas tij ka dështuar në kundërofensivën e mbështetur nga NATO.

Sondazhet e opinionit publik në Ukrainë kanë treguar se mbështetja për luftën kundër Rusisë dhe për Zelensky kanë rënë, megjithëse ato janë ende mbi 60 për qind.

Klitschko fajësoi Zelenskyn për injorimin e paralajmërimeve në lidhje me pushtimin rus në shkurt 2022, dështime për të cilat ai tha se pothuajse i lejuan ushtrisë ruse të kapte Kievin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco