U mbaj peng nga Hamasi, tatuazhi prekës i 21-vjeçares Mia për masakrën e 7 tetorit

U mbaj peng nga Hamasi, tatuazhi prekës i 21-vjeçares Mia për masakrën e 7 tetorit

12:50, 10/12/2023
A+ Aa A-

Mia Schem, e cila u rrëmbye në festivalin e muzikës Supernova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, është liruar pas 7 javësh robëri. Vajza e re, e çliruar nga duart e Hamasit, zbuloi tatuazhin e saj të ri.

Schem ndau fotot e tatuazhit në rrjetet sociale ku përfshihen fjalët “Ne do të kërcejmë përsëri”, së bashku me 7 tetorin, datën kur ajo dhe dhjetëra të tjerë u rrëmbyen nga festivali dhe më shumë se 360 ​​u masakruan atje.

“Nuk do ta harroj kurrë 7 tetorin 2023”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram. “Dhimbja dhe frika, kohët e vështira, miqtë që nuk do të kthehen më dhe ata që duhet të kthejmë. Por ne do të fitojmë, do të kërcejmë! Ne do të kërcejmë përsëri. Terroristët e Hamasit duan të na shuajnë dritën. Por ata kurrë nuk do të kenë sukses. Ne do të ngrihemi nga hiri, do të jetojmë. Kjo është historia e popullit tonë. Populli i Izraelit jeton”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco