Stuhi dhe tornado/ Gjashtë të vdekur, mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike

Stuhi dhe tornado/ Gjashtë të vdekur, mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike

08:03, 10/12/2023
A+ Aa A-

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën disa pjesë të Tenesit të shtunën.

Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet mbetën në errësirë ​​kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.

Tre nga rastet tragjike u raportuan në një periferi veriore të Nashville.

Sipas BBC, dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim të zonës.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Joe Pitts, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë edhe të dielën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco