Vetoja amerikane për Gazën, Turqia: SHBA ka mbetur vetëm

Vetoja amerikane për Gazën, Turqia: SHBA ka mbetur vetëm

17:11, 09/12/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur vetëm përsa i përket kundërshtimit të vendosjes së një armëpushimi në Gaza.

Këtë gjë, përfaqësuesit e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik i bënë me dije dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Komentet e Fidanit, të bëra për mediat shtetërore turke pas takimit në Uashington, vijnë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një kërkese të propozuar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza. Britania abstenoi, ndërsa trembëdhjetë anëtarë të tjerë votuan në favor të projekt-rezolutës.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundërshtojnë një armëpushim sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm nga Hamasi. Uashingtoni në vend të kësaj mbështet pauzat në luftime për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

Fidan tha se n gjatë takimit dypalësh me Blinken kishte diskutuar gjithashtu ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco