Rumunët së shpejti mund të udhëtojnë në SHBA pa viza

Rumunët së shpejti mund të udhëtojnë në SHBA pa viza

08:46, 08/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu tha se hyrja e Rumanisë në programin pa viza të SHBA do të shpallet në vitin 2024, përpara afatit 2025 të diskutuar me përfaqësuesit e SHBA.

Ciolacu e bëri deklaratën gjatë një vizite në SHBA, ku u takua me ministrin amerikan të Mbrojtjes Loyd Austin dhe sekretarin e shtetit Antony Blinken, raporton SchengenVisaInfo.com .

''Në bazë të asaj që kemi rënë dakord sot, mendoj se zyrtarizimi do të bëhet vitin e ardhshëm. Do të ketë një përpjekje të qëndrueshme si nga pala amerikane ashtu edhe nga qytetarët rumunë, duke përfshirë diasporën në Shtetet e Bashkuara, me një afat kohor deri në 2025 për heqjen e vizave. Ishte vërtet një diskutim praktik' u shpreh kryeministri rumun Marcel Ciolacu

Lidhur me çështjen e heqjes së vizave, Rumania do të nënshkruajë dy marrëveshje me përfaqësuesit amerikanë në lidhje me shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin për të luftuar krimet.

Ministrja e jashtme rumune Luminita Odobesku vuri në dukje gjithashtu se çështja e vizave është një qëllim i rëndësishëm për vendin. Ajo u zotua gjithashtu se do të bashkëpunojë ngushtë me partnerët amerikanë dhe ambasadën amerikane.

'Ne kemi një program si në fushën legjislative ashtu edhe në bashkëpunimin konsullor. Jemi optimistë dhe deri në fund të vitit synojmë të nënshkruajmë dy marrëveshje shtesë me palën amerikane për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin për krimet e rënda.' u shpreh ministrja e Jashtme rumune Luminita Odobescu

Sipas ministrit, synimi i anëtarësimit të Rumanisë në programin e heqjes së vizave deri në vitin 2025 është i arritshëm, pasi është afër arritjes së tre përqindëshit në aplikimet për viza të refuzuara që do të lejojnë përfshirjen në programin e heqjes së vizave.

Më parë këtë vit, ambasadori i Rumanisë në SHBA raportoi se Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të vendit drejt fitimit të aksesit në programin e heqjes së vizave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco