Imazhet tronditëse/ Të zhveshur dhe të lidhur, forcat izraelite kryejnë arrestime masive në Gaza

Imazhet tronditëse/ Të zhveshur dhe të lidhur, forcat izraelite kryejnë arrestime masive në Gaza

07:56, 08/12/2023
A+ Aa A-
Imazhet tronditëse nga Gaza po qarkullojnë në mediat sociale të cilat tregojnë  një ndalim masiv nga ushtria izraelite të burrave të cilët u detyruan të zhvisheshin vetëm me të brendshme, të gjunjëzoheshin në rrugë, ti mbanin sytë lidhur.

Rrethanat dhe datat e sakta të ndalimeve janë të paqarta, por identitetet e disa të arrestuarve janë konfirmuar nga kolegë apo familjarë.

Të paktën disa nga burrat janë civilë pa asnjë lidhje të njohur me grupet militante, sipas një bisede të CNN me një nga të afërmit e tyre dhe një deklarate nga një prej punëdhënësve të tyre.

Monitoruesi  Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut postoi një imazh të një të arrestuari dhe  tha në një deklaratë në faqen e saj të enjten (7 dhjetor) se "ushtria izraelite arrestoi dhe abuzoi rëndë me dhjetëra civilë palestinezë".

“Euro-Med Monitor mori raporte se forcat izraelite nisën fushata arrestimi arbitrare kundër njerëzve të zhvendosur, duke përfshirë mjekë, akademikë, gazetarë dhe burra të moshuar”, thuhet në deklaratë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk i janë përgjigjur kërkesës së CNN për koment mbi imazhet. 

Mediat izraelite i kanë portretizuar pamjet si dorëzim të anëtarëve të Hamasit. 

Një gazetar e pyeti zëdhënësin e IDF-së, kundëradmiralit Daniel Hagari në lidhje me imazhet gjatë një konference për shtyp të enjten (7 dhjetor) duke thënë: "Ne kemi parë imazhe të shumë robërve, terroristë të Hamasit, që IDF i arrestoi gjatë manovrimit në tokë".

“Ne hetojmë dhe kontrollojmë se kush ka lidhje me Hamasin dhe kush jo”, tha ai. “Ne i arrestojmë të gjithë dhe i marrim në pyetje. Ne do të vazhdojmë të çmontojmë secilën prej atyre fortesave derisa të mbarojmë.”

“Sot, të enjten, ushtria okupatore izraelite arrestoi gazetarin dhe drejtorin e zyrës “The New Arab” në Gaza, kolegun tonë Diaa Al-Kahlot, nga Rruga e Marketit në Beit Lahia, së bashku me një grup vëllezërish dhe civilë të tjerë”, shkroi Al-Araby Al-Jadeed.

“Okupimi qëllimisht i detyroi banorët e Gazës të hiqnin rrobat e tyre, i kontrolluan dhe i poshtëruan kur u arrestuan përpara se t'i çonin në një destinacion të panjohur, sipas asaj që na thanë njerëzit atje. Fotot dhe videoklipet e përhapura tregojnë ushtarët izraelitë që arrestojnë dhjetëra civilë duke përdorur metoda kriminale dhe poshtëruese.''

Hussam Kanafani, kryeredaktori i Al-Araby Al-Jadeed, tha në deklaratë se Al-Kahlot dhe familja e tij ishin ende të zhdukur.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që merren me të drejtat dhe lirinë e gazetarëve në botë, për të përcaktuar vendndodhjen e kolegut tonë Diaa dhe për ta liruar atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kanafani.”.Videoja

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco