Djali i Joe Biden sërish në telashe ligjore, përballet me aktakuzën e dytë federale

Djali i Joe Biden sërish në telashe ligjore, përballet me aktakuzën e dytë federale

07:42, 08/12/2023
A+ Aa A-

SHBA- Prokurorët federalë kanë ngritur sërish akuzë ndaj djalit të presidentit aktual Joe Biden.

Hunter Biden këtë herë akuzohet për evazion fiskal.

Aktakuza me nëntë pika thotë se ai planifikoi të shmangte të paktën 1.4 milion dollarë taksa federale nga viti 2016-19.

Tri veprat penale dhe gjashtë kundërvajtjet përfshijnë mosdeklarimin dhe pagesën e taksave, deklarimin e rremë tatimor dhe shmangien e vlerësimit.

Hunter Biden u padit në shtator për armë mbatje pa leje në Delaëare.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi akuzat e reja të enjten (7 dhjetor). 

Akuza ndaj Hunter Biden vjen pasi republikanët e Kongresit vendosin marrëdhëniet e biznesit të tij në qendër të një hetimi për shkarkimin e Presidentit Biden, i cili po kërkon rizgjedhjen vitin e ardhshëm.

Nëse shpallet fajtor për çështjen tatimore, Hunter Biden mund të përballet me 17 vjet burg.

Avokati i Hunter Biden, Abbe Lowell, iu përgjigj akuzave të reja duke thënë se "nëse mbiemri i Hunter ishte diçka tjetër përveç Biden, akuzat në Delaware, dhe tani në Kaliforni, nuk do të ishin ngritur".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco