Kjo është nuanca që u vlerësua si ngjyra e vitit 2024

Kjo është nuanca që u vlerësua si ngjyra e vitit 2024

21:11, 07/12/2023
A+ Aa A-

Pantone Color Institute ka përcaktuar ngjyrën që do ta shohim kudo në 2024. “Peach Fuzz”, një nuancë e lehtë me tone pjeshke që tërheq paqe dhe qetësi do të jetë ngjyra e vitit të ardhshëm.

“Po kalojmë shumë probleme në jetët tona dhe kemi neojë për një ngjyrë që është qetësuese”, u shpreh specialistja Leatrice Eisman për CNN. “Është një nuancë e ngrohtë dhe relaksuese. Është shumë e prekshme. Në kohëra si këto, prekja është shumë e rëndësishme, të prekësh të tjerët dhe t’i mirëpresësh në shtëpi”.

Image

Tonet e pjeshkës kanë qenë pjesë e pasarelave të sezonit pranverë-verë 2024, sidomos në shtëpinë italiane të modës Gucci, e ndjekur nga Jil Sander dhe Sportmax.

Hilary Duff veshi një fustan në ngjyrë  pjeshke nga Dolce Gabbana në festën që Vanity Fair organizoi për çmimet Oscar. Uma Thurma zgjodhi një fustan nga koleksioni vjeshtë-dimër 2023 i Prada për pjesëmarrjen në Women Making History Awards.

Image

Një moment i rëndësishëm i kësaj ngjyre ishte vjeshtë-dimër 2016 kur Giorgio Armani zgjodhi ngjyrën e salmonit për koleksionin e tij. Beyonce mori pjesë në Met Gala 2016 me fustanin ikonik lateks të Givenchy në ngjyrë pjeshke, me mëngë të fryr. Edhe pse asokohe pati kritika, ekpertët e Pantone mendojnë se ajo veshje mbetet pa një datë skadence sepse prej saj burojnë ide të reja.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco