Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur, Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit

Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur, Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit

21:02, 07/12/2023
A+ Aa A-

Disa video të filmuara në Gaza, të cilat janë publikuar në mediat sociale gjatë orëve të fundit tregojnë se si forcat mbrojtëse izraelite (IDF) ka arrestuar dhjetëra palestinezë.

Mediat hebraike raportojnë se të arrestuarit dyshohet se janë pjesëtar të Hamasit, raporton thetimesofisrael.

Militantët thuhet se janë dorëzuar te trupat izraelite në Jabaliya dhe disa zona të tjera në Rripi verior.

Të rinjtë palestinezë shihen të zhveshur deri në të brendshme, me sy të lidhur dhe me duar të lidhura pas shpine.

Në një pamje, një grup prej tyre shihen duke u transportuar në pjesën e pasme të një automjeti ushtarak izraelit.

Ndryshe, IDF ende nuk i ka komentuar videot teksa shihen disa persona të arrestuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco