Sondazhi shokues: Asnjë kancelar nuk ka qenë më i papëlqyer se Scholz

Sondazhi shokues: Asnjë kancelar nuk ka qenë më i papëlqyer se Scholz

20:22, 07/12/2023
A+ Aa A-

BILD

Është një tjetër shuplakë e madhe në sondazhe për qeverinë gjermane: Vetëm 20 përqind e gjermanëve janë të kënaqur me punën e kancelarit Olaf Scholz. Këtë e tregon edhe anketa e fundit e ARD.

Eksploziv është fakti se ky është vlerësimi më i keq për pëlqyeshmërinë e një një kancelari që kur nisi matja në vitin 1997!

Brenda një muaji, Scholz ka rënë me tetë pikë përqindje në sondazhi e ARD. Partia Socialdemokrate e kancelarit po ashtu vazhdon të humbasë popullaritetin dhe do merrte vetëm 14 përqind të votave në zgjedhje.

Kjo do të thotë se Socialdemokratët janë edhe pas të Gjelbërve në sondazh, të cilët janë në nivelin e 15 përqind. Liberalët e FDP do merrnin 4 përqind dhe nuk do hynin dot në një Bundestag të ri. Edhe të Majtët do përjashtoheshin nga parlamenti me 3 përqind. Alternativa për Gjermaninë (AfD) është forca e dytë me 21 përqind.

Fituesi më i madh në sondazh është unioni CDU/CSU. Ata do ishin forca më e fortë në vend me 32 përqind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco