Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kapen 7.2 tonë kokainë në Spanjë, ishte fshehur një ngarkesë peshku të ngrirë

Kapen 7.2 tonë kokainë në Spanjë, ishte fshehur një ngarkesë peshku të ngrirë

15:29, 07/12/2023
A+ Aa A-

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga autoritetet spanjolle, në një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Mediave vendase raportojnë se sasia e drogës arrinte deri në 7.2 tonë, teksa ajo ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Amerika e Jugut.

Deri në këto momente janë vënë në pranga 4 persona, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e të tjerëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në një vlerësim paraprak, mendohet se droga e sekuestruar arrin vlerën e 539 milionë dollarëve, ndërsa është ende e paqartë se nga cili vend i Amerikës së Jugut vinte kokaina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco