Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë në luftën në Gaza

Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë në luftën në Gaza

14:40, 07/12/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori është 17,177.

Ndrkaq, më shumë se 46,000 të tjerë të plagosur, shkruan Al Jazeera.

Sipas një deklarate të ministrisë, në 24 orët e fundit, 350 palestinezë janë vrarë.

Luftimet vijojnë, teksa forcat izraelite kanë goditur xhaminë al-Awda në kampin e refugjatëve Jabalia, afër objekteve që strehojnë civilët në Gazën veriore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco