Skiatorët serbë trullosen nga shtrenjtimi i çmimeve

Skiatorët serbë trullosen nga shtrenjtimi i çmimeve

13:56, 07/12/2023
A+ Aa A-

Ndërsa adhuruesit e skive në Serbi ishin të entuziazmuar nga mbërritja herët e dëborës këtë fundjavë, shumë u tronditën kur zbuluan se çmimet ishin rritur me pothuajse 25 përqind.

Rritjet e fundit të çmimeve për lejet për ski, pajisjet dhe akomodimin në vendpushimin e skive në Kopaonik të Serbisë po i shtyjnë skiatorët të shohin diku tjetër për t’u zbavitur.

"Fatkeqësisht, për shkak të këtyre çmimeve të lejeve të skive si dhe çmimeve të akomodimit në hotel - këtë vit ne do të shkojmë për ski në Francë," tha një skiator për Euroneës.

"Unë kam tre fëmijë që bëjnë ski dhe këtë vit do të shkojmë në Francë, ku për ne të tre kushton 1360 euro me një biletë autobusi vajtje-ardhje, akomodim dhe leje për ski për gjashtë ditë në Les Orres! Kjo, sepse nuk munde të paguaj aq."

Shumë skiatorë serbë tani po zgjedhin pistat sllovene, të cilat sipas tyre janë më të përballueshme dhe jo shumë larg për të shkuar deri atje.

Të tjerë, megjithatë, theksojnë se të bësh ski është gjithmonë e kushtueshme, pa marrë parasysh vendndodhjen.

“Të paktën në këtë resort serb ne mund të hamë”, thotë një tjetër skiator. “Po, akomodimi është shumë i shtrenjtë, karta e skive është e shtrenjtë, si dhe qiraja e skive, por gjithçka është e shtrenjtë”.

Pavarësisht kostove, vendpushimi i Serbisë në Kopaonik pati mijëra skiatorë këtë fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco