Gjermania goditet nga greva e trenave, Deutsche Bahn njofton për anulime masive

Gjermania goditet nga greva e trenave, Deutsche Bahn njofton për anulime masive

12:09, 07/12/2023
A+ Aa A-

Makinistët gjermanë të trenave kanë shpallur një grevë të minutës së fundit, duke filluar nga sonte. Kjo do të jetë greva e katërt këtë vit dhe pas ndërprerjes në fillim të kësaj jave për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Gjermaninë jugore.

Shërbimet e pasagjerëve të operuara nga operatori kryesor gjerman i trenave Deutsche Bahn (DB) do të ndërpriten nga ora 22:00 sonte (e enjte) deri në orën 22:00 të natës së nesërme (e premte), njofton Euronews.

Deutsche Bahn i ka paralajmëruar pasagjerët se do të ndodhin "kufizime masive dhe anulime".

Greva është thirrur nga sindikata GDL pas prishjes së bisedimeve me Deutsche Bahn për pagat dhe orët e punës.

Deutsche Bahn operon me trena në të gjithë Gjermaninë.

Trenat e udhëtarëve në qytetet e Berlinit dhe Hamburgut do të goditen.

DB ka thënë se "shërbimet e tyre në distanca të gjata, rajonale dhe S-Bahn do të jenë subjekt i vonesave dhe anulimeve"

Ata thanë se trenat do të funksionojnë sipas një orari të grevës, i cili "siguron vetëm një shërbim bazë shumë të kufizuar në shërbimet e distancave të gjata, rajonale dhe S-Bahn të DB.

Sipas sindikatës, greva nuk do të prekë vetëm shërbimet e drejtuara nga Deutsche Bahn. Kompani të tjera hekurudhore si Transdev Group (përfshirë Bayerische Oberlandbahn dhe NordWestBahn) janë prekur. Rreth një në pesë trena të distancave të gjata ICE dhe IC u anuluan gjatë grevës së mëparshme të sindikatës GDL.

Dispeçerët e trenave, të cilët koordinojnë shërbimet e trenave në mbarë vendin, janë thirrur gjithashtu në grevë paralajmëruese. Megjithatë, sindikata GDL nuk është e përfaqësuar fuqishëm mes tyre.

Pse po ndodh greva e trenave në Gjermani

Sindikata GDL kërkon që orët e punës të reduktohen në 35 orë në javë nga 38 që janë aktualisht, pa u shkurtuar pagat – gjë që Deutsche Bahn e ka refuzuar deri më tani.

Duke refuzuar të bien dakord për të reduktuar orët e punës, shefat e hekurudhave "jo vetëm që po injorojnë nevojat legjitime të punonjësve të tyre", tha shefi i GDL, Claus Ëeselsky, “por po vështirësojnë edhe masat e nevojshme urgjente për rekrutimin e personelit."

Kjo "vë në rrezik të ardhmen e mjeteve të transportit më miqësore ndaj klimës - të hekurudhave," tha ai.

Shefi i burimeve njerëzore të Deutsche Bahn, Martin Seiler e kritikoi lënien punës duke e quajtur si "të papërgjegjshme dhe egoiste".

“Në vend që të negociojë dhe të përballet me realitetin, sindikata e makinistëve po hyn në grevë për kërkesat që nuk mund të përmbushen.”

Sindikata GDL po kërkon gjithashtu një rritje prej 555 eurosh në muaj për punonjësit, plus një pagesë të njëhershme deri në 3000 euro për të luftuar inflacionin. Deutsche Bahn ka thënë se ka bërë një ofertë që shkon tek një rritje prej 11%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco