Më shumë se gjysma e të plagosurve në Gaza kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

Më shumë se gjysma e të plagosurve në Gaza kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

11:21, 07/12/2023
A+ Aa A-

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe thotë se 60 për qind e të plagosurve në Rripin e Gazës kërkojnë trajtim urgjent mjekësor jashtë vendit, duke treguar për kolapsin e sektorit shëndetësor në territor.

“Forcat okupuese po arrestojnë dhe abuzojnë qëllimisht të sëmurët dhe të plagosurit, duke përfshirë paramedikët nga ekuipazhet tona, dhe ne jemi në prag të një katastrofe shëndetësore dhe mjedisore në Rrip”, thuhet në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.

Gjysmëhëna e Kuqe tha më tej se ka krijuar një njësi mjekësore në terren për trajtimin e të plagosurve në Rripin verior të Gazës, ku nuk ka spital funksional, dhe ka arritur të evakuojë një numër të pacientëve të plagosur dhe të sëmurë në spitalet në qendër dhe në qendër dhe në jug të Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco