Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO/ Nuk e dinte që ishte në transmetim dhe ngren gishtin e mesit, turpërohet prezantuesja e BBC

VIDEO/ Nuk e dinte që ishte në transmetim dhe ngren gishtin e mesit, turpërohet prezantuesja e BBC

09:18, 07/12/2023
A+ Aa A-

Një gjest i cilësuar i turpshëm e bërë nga prezantuesja e BBC teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, është bërë virale orët e fundit.

Sipas Dailymail, Maryam Moshiri është kapur nga kamera duke ngritur gishtin e mesit duke mos e kuptuar se transmetimi kishte nisur.

Në videon që bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton menjëherë atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja e cila në pamje të parë duke se po ruan qetësinë.

 Megjithatë, fakti që pak çaste më vonë tha "coronaverse" në vend të fjalës "koronavirus" në lidhje me pandeminë, tregon se ajo mund të jetë ndier shumë nervoze, pasi kishte kuptuar se çfarë mund të kishin parë shikuesit.

Për gjestin e Moshir rrjeti social u nda në dysh. 

Disa komentues kritikon prezantuesen për mungesë profesionalizmi ndërsa  të tjerë shprehnin mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco