Vrau një pëllumb qëllimisht, arrestohet shoferi i një taksie në Japoni

Vrau një pëllumb qëllimisht, arrestohet shoferi i një taksie në Japoni

18:50, 06/12/2023
A+ Aa A-

Që aktivistët po luftojnë për një botë ku të njihen të drejtat e kafshëve, ky tashmë nuk është lajm. Por që të arrestohesh, sepse ke trembur për vdekje një pëllumb, duhet ta pranojmë që është e pazakontë.

Pikërisht kjo ka ndodhur në kryeqytetin Japonez, Tokio. Një shofer taksie është arrestuar pasi i ka dhënë gaz makinës drejt një grupi pëllumbash të egër që qëndronin në rrugë, njëri prej të cilëve ngordhi.

Veterineri që kreu ekzaminim e shpendit përcaktoi se shkaku ishte shoku traumatik.

Incidenti u raportua nga një kalimtar i rastit, i cili dëshmoi se sapo semafori u bë jeshil, taksisti u nis me shpejtësi pa u munduar që t’i shmangë shpendët.

Duke pasur parasysh punën e tij si shofer profesionist, policia i përshkroi veprimet si “shumë keqdashëse”, dhe kjo i shtyu drejt arrestimit.

Ndërsa një numër i kufizuar i pëllumbave të gjahut mund të gjuhen legalisht në Japoni, ata që i përkasin grupimit të egër dhe urbanë, mund të vriten vetëm nëse janë një shqetësim i provuar, si përshembull shkaktimi i dëmeve në të mbjellat dhe bagëtitë, dhe kjo vetëm me miratimin e autoriteteve lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco