Raportuesi i PE-së: Turqia, krejtësisht e izoluar, të shmangë tonet agresive

Raportuesi i PE-së: Turqia, krejtësisht e izoluar, të shmangë tonet agresive

18:39, 06/12/2023
A+ Aa A-

Ekspertë dhe analistë të politikës thonë se Erdogan, i izoluar dhe i etiketuar si grindavec në marrëdhëniet ndërkoimbëtare, së fundmi ka nisur të ndryshojë taktike.

Raportuesi i Parlamentit Europian për Turqinë, Nacho Sanchez Amor, deklaroi sot se Turqia është plotësisht e izoluar në skenën ndërkombëtare dhe duhet të braktisë retorikën e saj agresive nëse dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.

“Shmangia e përdorimit të toneve agresive dhe kërcënuese është e lehtë, ka një efekt të menjëhershëm dhe është falas. Jeni plotësisht të izoluar. Miku juaj i vetëm i vërtetë është Azerbajxhani”, tha Sanchez-Amor gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Stamboll, ndërsa vijoi se BE është në pritje të një toni të ri dhe shenja të riangazhimit nga pala turke.

Negociatat midis Turqisë, një vend që ka qenë kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 1999, janë ngrirë që nga viti 2018. Mediat e huaja shkruajnë se në raportin e tij të fundit mbi gjendjen e negociatave me vendet kandidate, të publikuar në nëntor, Komisioni Evropian konstatoi se politika e jashtme e njëanshme e Turqisë vazhdon të jetë në kundërshtim me prioritetet e BE-së në kontekstin e politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët.

"Unë e di se shumë vendime të politikës së jashtme turke merren duke marrë parasysh se si i percepton opinioni publik i brendshëm. Pavarësisht situatës aktuale, BE-ja është e gatshme të angazhohet në fusha të tjera për të çuar përpara marrëdhëniet”, sqaroi ai Sanchez Amor.

Ekspertë dhe analistë të politikës thonë se Erdogan, i izoluar dhe i etiketuar si grindavec në marrëdhëniet ndërkoimbëtare, së fundmi ka nisur të ndryshojë taktike. Të tillë e konsiderojnë edhe vizitën e tij në Greqi, në një kohë kur të dy vendet i kanë marrëdhëniet mjaft të avancuar. Por njëkohësisht, Erdogan është treguar I ashpër edhe me vendet e BE-së lidhur me ituatën në Lindjen e Mesme, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të tyrë për t;i dhënë fund sulmeve izraelit. Liderë të ndryshmë të BE-së vunë në pah Turqia, ndërkohë nuk i ka dënuar sulmet e Hamasit në 7 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco