Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Zbulohen regjistrime audio të takimit midis pengjeve të liruar izraelitë, familjarëve e kryeministrit

Zbulohen regjistrime audio të takimit midis pengjeve të liruar izraelitë, familjarëve e kryeministrit

17:49, 06/12/2023
A+ Aa A-

Një regjistrim audio nga takimi midis pengjeve të liruar izraelitë, të afërmve të tyre, si dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu thuhet se ka zbuluar një zemërim për sjelljen e qeverisë, si dhe terrorin gjatë robërisë që ata kanë përjetuar nga Hamasi në Gaza.

Sipas mediave të huaja, audiot e zbuluara u publikuan në uebsajtin izraelit ynet dhe vijnë në kohën e rritjes së presionit ndaj Netanyahut për të siguruar lirimin e robërve të mbetur dhe shqyrtimit të intensifikimit të fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.

Siç vë në pah CNN, një grua e rrëmbyer e liruar me fëmijët e saj, por pa burrin e saj, i cili mbetet në robëri, tha se ajo ishte në një “vend të fshehur që u granatua dhe ne duhej të na nxirrnin jashtë dhe u plagosëm”.

Kjo është përveç helikopterit që na qëlloi në rrugën për në Gaza.

“Nuk keni informacion. Ju nuk keni informacion”, shtoi ajo, “Fakti që ishim granatuar, fakti që askush nuk dinte asgjë se ku ishim… Ju pretendoni se ka inteligjencë. Por fakti është se ne po granatoheshim. Burri im u nda nga ne tri ditë para se të ktheheshim në Izrael dhe të na dërgonin në tunelet (e Hamasit)”, nën Gaza.

“… Ju e vendosni politikën mbi kthimin e të rrëmbyerve”, shtoi ajo.

Sipas rrëfimit të ynet të takimit, një burrë tregoi se çfarë i kishin thënë familjarët e tij pasi u lirua.

Një grua tjetër që kishte qenë peng tha se ata që kishin mbetur në robëri po jetonin “gjithë ditën të shtrirë në dyshekë, shumica kanë nevojë për syze dhe aparate dëgjimi që u janë marrë kur i kanë rrëmbyer, kanë vështirësi në shikim dhe dëgjim, gjë që ndikon edhe më shumë në funksionimin e tyre”.

Ajo i bëri një apel kabinetit të luftës të Izraelit që të lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë dhe të kthejë pengjet.

“Lërini të gjithë dhe kthejini… Jeta e tyre është në duart tuaja”, citohet të ketë thënë ajo.

Në një moment, siç pretendohet më tej, disa nga personat e pranishëm në takim e sulmuan Netanyahun dhe të tjerë nga kabineti i luftës duke thënë “turp”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco