Izraeli: Kryqi i Kuq duhet të ketë akses te pengjet e marra nga Hamasi

Izraeli: Kryqi i Kuq duhet të ketë akses te pengjet e marra nga Hamasi

14:57, 06/12/2023
A+ Aa A-

“Kryqi i Kuq duhet të ketë akses te pengjet” që mbahen në Gaza. Kështu deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, Daniel Hagari, i cili kërkoi edhe një herë përfshirjen e organizatës humanitare.

“Çdo minutë e kaluar në robëri vë në rrezik jetën e atyre që janë rrëmbyer, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë. Kryqi i Kuq duhet të ketë akses te pengjet”, përsëriti zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi muajin e kaluar se nuk mund të ndërhyjë në mënyrë autonome, por lidhet me kushtet e vendosura nga palët e përfshira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco