Erdogan: Netanyahu po rrezikon sigurinë dhe të ardhmen e rajonit

Erdogan: Netanyahu po rrezikon sigurinë dhe të ardhmen e rajonit

12:52, 05/12/2023
A+ Aa A-

Tajip Erdogan ndodhet në Doha, ku po merr pjesë në samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Në fjalimin e tij, presidenti turk sulmoi Izraelin dhe Netanyahun, duke theksuar se presidenti izraelit po rrezikon paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin.

“Prioriteti ynë është shpallja e menjëhershme e një armëpushimi të përhershëm në Gaza. Ne e pamë nevojën e krijimit të një shteti të pavarur palestinez në kuadër të kufijve të vitit 1967.

Ne vlerësojmë përpjekjet e Katarit për shkëmbimin e të burgosurve. Shpresonim që këto përpjekje të shndërroheshin në një armëpushim të përhershëm, por kjo nuk ndodhi.

 Netanyahu po rrezikon të ardhmen e rajonit për të siguruar të ardhmen e tij politike. Vrasja e 17 mijë palestinezëve të pafajshëm, kryesisht fëmijë dhe gra, është një krim kundër njerëzimit dhe një krim lufte. Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime”, tha presidenti turk.

“Deri më sot kemi dërguar 12 avionë dhe 2 anije civile plot me ndihma humanitare. Siguruam transportin e të plagosurve për në Turqi. Prioriteti ynë është të sigurojmë një armëpushim të përhershëm.

Ne nuk duhet të lejojmë që mizoritë në Gaza të shndërrohen në një luftë rajonale që përfshin Sirinë. Për këtë, ne njoftuam se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi së bashku me vendet e rajonit, edhe si të jemi garantues”, shtoi Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco