Një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

21:05, 04/12/2023
A+ Aa A-

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4 dhjetor.

Ernest Harry Mitchel, 56 vjeç, ishte urdhëruar të mbahej në këtë qendër, pasi një gjykatë ruse vendosi se ai i kishte shkelur rregullat sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia, sipas Kommersant.

Gjykata e gjobiti Michellin me 32 dollarë dhe e urdhëroi dëbimin e tij.

Michelli nuk e kishte pasur ndër mend të ankohej ndaj vendimit të gjykatës.

Kommersant raportoi se trupi i tij u gjet në godinën e qendrës dhe se, sipas një raporti fillestar “vetëvrasja ishte shkaktari i vdekjes së tij”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco