Erdogan sulmon Netanjahun: 'Kasapi i Gazës' të gjykohet si Millosheviçi

Erdogan sulmon Netanjahun: 'Kasapi i Gazës' të gjykohet si Millosheviçi

12:20, 04/12/2023
A+ Aa A-

Pasi e  etiketoi Izraelin si shtet terrorist, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkon edhe më tej. Ai e konsideron kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si ‘kasapin e Gazës’ dhe si kriminel lufte.

“Netanjahu, i cili përtej të qenit ‘Kasapi i Gazës’ është edhe kriminel lufte, sigurisht që do të gjykohet si kasapi i Gazës, ashtu siç u gjykua Slobodan Millosheviçi”.

Sipas Erdogan, Izraeli ka si synim të zgjerojë territorin e shtetit të vet.

“Të mbrosh sot Gazën dhe Palestinën, është si të mbrosh Mekën, Medinën, Stambollin së bashku me Jerusalemin, të mbrosh Damaskun, Bejrutin, Bagdadin dhe qytete të tjera islame”.

Nga sulmet e presidentit  turk nuk u kursyen as vendet perëndimore, të cilat i akuzoi se “mbështesin pa kushte Izraelin për të vrarë fëmijë”.

Këto deklarata Erdogan i bëri në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco