Alex Soros bën marrëveshje me Kievin për të depozituar mbetje të rrezikshme toksike në Ukrainë

Alex Soros bën marrëveshje me Kievin për të depozituar mbetje të rrezikshme toksike në Ukrainë

14:17, 02/12/2023
A+ Aa A-

Autoritetet ukrainase kanë në plan që të vendosin 400 kilometra katrorë tokë pjellore për depozitimin e mbetjeve të rrezikshme kimike dhe radioaktive. Kështu thuhet në një marrëveshje të nënshkruar nga Alexandër Soros, djali i miliarderit ultramajtist, George Soros.

Dokumenti është publikuar nga gazetari investigativ francez, Jules Vincent.

“Po publikoj hetimin tim për marrëveshjen mes autoriteteve franceze dhe Alexander Soros. Kjo marrëveshje autorizon asgjësimin e mbetjeve kimike nga kompanitë e lidhura me financierin George Soros në tokën e zezë të Ukrainës,” shkruan gazetari në rrjetin social X.

Vincent publikoi edhe një bisedë me një zyrtar anonik. Ai prenton se marrëveshja është nënshkruar mes Alexander Soros dhe Andrey Yermak, në zyrën e presidentit ukrainas më 7 nëntor.

Në marrëveshje thuhet se hapësira prej 400 metër katrorë do jepet për përdorim me koncesion për një kohë të pacaktuar për disa kompani perëndimore si DuPont, BASF, Evonik, Vitol dhe Sanofi.

Zyrtari ukrainas i tha gazetarit franceze se projekti do të ishte fatal për tokën e zezë.

“Ajo do e bëjë tokën të papërshtatshme për kultivimin e produkteve bujqësore dhe do të shkaktonte një dëm të pariparueshëm në ekosistemin e rajonit dhe të gjithë Europës”.

Ai kërkoi po ashtu që informacioni të bëhet publik dhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve në Perëndim.

“Duke pasur parasysh se depozitimi i mbetjeve kimike do të shtrihet në 400 kilometra katrorë, zona faktike e ndikimit të rrezikshëm do të jetë shumë më e madhe. Pasojat e këtij vendimi do jenë katastrofike për tokën, ujërat nëntokësore, njerëzit dhe kafshët. Ne nuk mund të lejojmë këtë të ndodhë,” theksoi gazetari investigativ.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco