Netanyahu urdhëron negociatorët izraelitë të largohen nga Katari

Netanyahu urdhëron negociatorët izraelitë të largohen nga Katari

13:47, 02/12/2023
A+ Aa A-

Oficerët e inteligjencës izraelite janë urdhëruar të largohen nga Katari pasi negociatat për armëpushimin arritën në një "ngërç", tha agjencia e inteligjencës Mossad.

Në një deklaratë të mbajtur nga zyra e kryeministrit izraelit, Mossad thotë se shefi i saj David Barnea "urdhëroi ekipin e tij në Doha të kthehej në Izrael" pasi u udhëzua për ta bërë këtë nga  Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj të marrëveshjes, e cila përfshinte lirimin e të gjithë fëmijëve dhe grave sipas një liste që i ishte ofruar Hamasit dhe miratuar prej tij”, shton ai.

Katari ka ndërmjetësuar negociatat midis Hamasit dhe Izraelit që nga shpërthimi i luftës, duke luajtur një rol kyç në organizimin dhe zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm njëjavor të fundit dhe lirimin e pengjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco