Thellohet bilanci tragjik në Gazë, 193 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite

Thellohet bilanci tragjik në Gazë, 193 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite

13:19, 02/12/2023
A+ Aa A-

Shkon në 193 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga prishja e marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë palestineze e kontrolluar nga Hamasi, raporton se 650 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite.

Gjatë mbrëmjes që lamë pas, avionët luftarakë goditën pozicionet në jug të Gazës, e cila ka të ngjarë të jetë fokusi i fazës tjetër të ofensivës izraelite. Sulmet kishin në shënjestër zonat përreth Khan Younis, ku disa anëtarë të udhëheqjes së Hamasit besohet se fshihen nga Izraeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco