Pas më shumë se dy javësh të bllokuar nën tokë, minatorët në Indi shohin dritën e diellit

Pas më shumë se dy javësh të bllokuar nën tokë, minatorët në Indi shohin dritën e diellit

18:33, 28/11/2023
A+ Aa A-

Punëtorët që mbetën të bllokuar kur një tunel rrugor në ndërtim e sipër u shemb në Indi, kanë thithur ajër të pastër për herë të parë në 16 ditë pasi u shpëtuan.

Bëhet fjalë për 41 ndërtuesit e rrugëve që u mbërthyen në tunelin e vendosur në autostradën kombëtare Yamunotri në shtetin Uttarakhand, kur u shemb në mëngjesin e 12 nëntorit.

Atyre u dërgoheshin ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore përmes tubave nëpër rrënoja.

Ekipet e shpëtimit përdorën barela me rrota të lidhura me litarë për t’i nxjerrë nga errësira ndërsa të afërmit e mbledhur po vëzhgonin.

Si Forcat Shtetërore ashtu edhe Forcat Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, me qeverinë e shtetit që ofroi gjithashtu ndihmë.

Ndryshe, brenda disa ditësh pas shembjes, pati raportime se punëtorët po sëmureshin.

Kështu, më 15 nëntor, u tha se punëtorët kishin dërguar mesazhe për të thënë se disa vuanin nga dhimbjet e trupit, ethet dhe nervat.

Ndërkohë një varg autoambulancash po prisnin jashtë tunelit për të mbledhur punëtorët e liruar këtë mbrëmje, ku shumica u dërguan në një spital aty pranë.

Ndërsa disa që pësuan lëndime më të rënda do të dërgoheshin në një spital më në jug.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco