Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Bëri ndërhyrje të shumëfishtë estetike, vdes nëna 33 vjeçare

Bëri ndërhyrje të shumëfishtë estetike, vdes nëna 33 vjeçare

19:46, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një nënë e re nga Suedia ka vdekur pas ndërhyrjeve estetike në disa pjesë trupore në një klinikë për të arritur atë që besonte se ishte “trupi i ëndrrave”. Pacientja 33-vjeçare e identifikuar vetëm si Jeanette – kishte arritur të kontaktonte me familjen pak pasi kreu operacionet. Ajo u kishte thënë se procedura që zgjati tre orë, kishte shkuar “mirë”.

Por pak pasi u kthye në dhomën e hotelit ajo nisi të ndjente të përziera, dhimbje në këmbë dhe u shtri për t’u rekuperuar. Jeanette u shtri të flinte pranë të dashurit, por kur ai u zgjua, e gjeti atë të ftohtë dhe të paaftë të reagonte. Grupet e emergjencës e shpallen ate te vdekur.

Gruaja kishte udhëtuar nga Suedia drejt Turqisë për procedurat, dhe raportohet se ishte zhvendosur në një tjetër klinikë në momentet e fundit.

Të afërmit gjithashtu pretendojnë se ishte lënë të dilte nga spitali vetëm shtatë orë pas procedurës, kur në fakt kishte paguar për 48 orë kujdes pas operacionit, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Familja e saj ka marrë sërish trupin e ndjerës në Suedi. Ajo u varros në fundjavë në Slättåkra pranë Halmstad. Policia turke është duke hetuar vdekjen e Jeanette por zbulimet e bëra deri tani mbrohen nga konfidencialiteti dhe nuk janë publikuar. Një i afërm i të ndjerës tha për mediat suedeze: “Ata dyshojnë se kishte bllokim arteriesh, sipas simptomave që kishte kur u kthye në hotel, por ende nuk janë konfirmuar”.

Ai tha se familja ishte përpjekur ta bindte të hiqte dorë nga operacionet.

“Ne shpresojmë që historia e Jeanette të dëgjohet nga të gjitha ato vajza që mendojnë të bëjnë diçka të ngjashme. Edhe pse është e tmerrshme ndoshta me vdekjen e saj Jeanette mund të shpëtojë jetë të tjera”, tha i afërmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco