Zgjatet edhe për dy ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Zgjatet edhe për dy ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

17:37, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi disa minuta më parë se armëpushimi në Gazë, do të zgjatet edhe për dy ditë të tjera.

Më herët, Izraeli kishte thënë se do ta zgjaste ndërprerjen e luftimeve nëse Hamasi lironte 10 pengje në ditë.

Hamasi ka thënë gjithashtu se shpreson ta zgjasë armëpushimin, i cili hyri në fuqi të premten, pas disa javë negociatash indirekte të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Më vonë gjatë ditës palët pritet të kryejnë shkëmbimin e fundit në kuadër të armëpushimit katër ditor.

Sipas marrëveshjes fillestare, pritej që në total të liroheshin 50 pengje izraelite dhe që Izraeli të lironte 150 të burgosur palestinezë.

Por gjithashtu Izraeli thotë se mbetet i përkushtuar për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit dhe për t'i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Gazë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco