U burgos në 2015 në Izrael, palestinezja e liruar: Kam turp ta përqafoj djalin tim sepse ai u bë burrë

U burgos në 2015 në Izrael, palestinezja e liruar: Kam turp ta përqafoj djalin tim sepse ai u bë burrë

17:24, 27/11/2023
A+ Aa A-

Pas gati dy muajsh luftë, lirimi i pengjeve e të burgosurve po mbush me shpresë, por dhe ankth Lindjen e Mesme.

Pas muajsh e vitesh tortura, shumë familje po ribashkohen me njëra-tjetrën.

Në grupin e tretë të liruar ndodhej dhe një shtetase 4 vjeçare amerikane e quajtur Abigail. Kryeministri Netanjahu u shpreh se ajo ishte simbol i shpresës, ndërsa u shpreh  i keqardhur që vajza kthehej pa gjetur prindërit, por ajo ka një komb të tërë që e mbështet, tha kryeministri izraelit.

AFP tregon momentin kur një grua 38-vjeçare e rrëmbyer së bashku me dy fëmijët e saj nga Hamasi transportohen në një vend të sigurt nga forcat izraelite, ndërsa lumturia e tyre nuk përshkruhet për faktin që janë gjallë.

Një tjetër 77-vjeçare izraelite, gjermane gjithashtu e rrëmbyer u nxor nga spitali në gjendje të mirë, ndërsa stafi këndoi për shëndetin e saj.

Në Palestinë, festa ishte dhe më e madhe. Të burgosurit e liruar kryesisht adoleshentë të akuzuar për vepra terrorizmi, u ribashkuan me familjet e tyre.

Në Beitunia në Bregun Perëndimor, ata u pritën me brohoritma

“Jemi shumë të lumtur, faleminderit Zotit për këtë gëzim dhe shpresojmë që të gjithë të burgosurit të lirohen. Dashtë Zoti, lehtësim për të gjithë të burgosurit”, u shpreh një palestinez.

Një 17-vjeçar gjithashtu u ribashkua me familjen dhe miqtë e tij në Silwan, Jeruzalemin Lindor pas lirimit nga një burg izraelit.

“Ditën e parë të luftës hynë në dhomat tona, na morën të gjitha gjërat, na lanë vetëm një rrobë dhe ne duhej të vishnim të njëjtat rroba deri sa të na jepte Zoti, faleminderit Zotit, ne u larguam, ata na rrihnin ne, na shani dhe na thoni fjalë të këqija”, tha 17-vjeçari.

Në mesin e të burgosurve të liruar ishte dhe një grua, e dënuar për shkak se shpërtheu  gaz cilindrik pranë një pike kontrolli izraelite në 2015-ën.

 “Kam turp ta përqafoj djalin tim sepse ai u bë burrë, kur më thotë ‘mami’ më kujtohet kur ishte vetëm një fëmijë i vogël”, u shpreh gruaja.

Tani të gjithë palët po angazhohen për lirimin e mëtejshëm të pengjeve të Gaza dhe zgjatjen e armëpushim në një luftë që ka sjellë vdekjen e mijëra njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco