Stoltenberg i bën thirrje Turqisë të ratifikojë anëtarësim e Suedisë në NATO

Stoltenberg i bën thirrje Turqisë të ratifikojë anëtarësim e Suedisë në NATO

14:04, 27/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancë "sa më shpejt të jetë e mundur".

"Suedia i mbajti premtimet e saj dhe tani ka ardhur koha që Turqia të finalizojë procesin e anëtarësimit të këtij vendi,'' tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Në të njëjtën intervistë, shefi i NATO-s bëri thirrje gjithashtu për zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili do të përfundojë nesër, të martën.

"Unë po bëj thirrje për një zgjatje të armëpushimit, e cila do të lejojë që të ofrohet më shumë ndihmë për popullatat në nevojë të madhe dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera," tha Stoltenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco