Izraeli dhe Hamasi përgatiten për shkëmbimin e katërt, ndërmjetësit përpiqen të zgjasin armëpushimin

Izraeli dhe Hamasi përgatiten për shkëmbimin e katërt, ndërmjetësit përpiqen të zgjasin armëpushimin

12:39, 27/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli dhe Hamasi po përgatiten për një shkëmbim të katërt të pengjeve të mbajtura nga militantët për palestinezët e burgosur nga Izraeli, ndërsa ndërmjetësit kërkojnë të zgjasin një armëpushim në Gaza që do të përfundojë pas të hënës, njofton AP.

Të dielën, Hamasi liroi 17 pengje të tjera - 14 izraelitë dhe tre tajlandezë - në një shkëmbim të tretë nën armëpushimin katërditor. Nga ana tjetër, Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë.

Nga rreth 240 pengje të kapur nga Hamasi në sulmin e tij të 7 tetorit në Izraelin jugor që ndezi luftën, 62 janë liruar, një u lirua nga forcat izraelite dhe dy u gjetën të vdekur brenda Gazës.

Izraeli ka thënë se do të zgjasë armëpushimin me një ditë për çdo 10 pengje shtesë të liruar.

Hamasi ka thënë gjithashtu se shpreson të zgjasë armëpushimin, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Me marrëveshjen e armëpushimit ka ardhur rritja e dërgesave të karburanteve dhe furnizimeve në Gaza – megjithëse grupet e ndihmës thonë se ende mezi mjafton për të ulur nevojat e 2.3 milionë palestinezëve në Gaza, të cilët kanë duruar javë të tëra bombardimesh izraelite.

Më shumë se 13,300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, afërsisht dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se do të vazhdojë me luftën pas skadimit të armëpushimit. Rreth 1200 njerëz janë vrarë në Izrael, kryesisht gjatë inkursionit fillestar nga Hamasi. Të paktën 77 ushtarë janë vrarë në ofensivën tokësore të Izraelit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco