Grekët reagojnë: Pse nuk i shisni tani ishujt tuaj o gjermanë të falimentuar?

Grekët reagojnë: Pse nuk i shisni tani ishujt tuaj o gjermanë të falimentuar?

10:55, 27/11/2023
A+ Aa A-

Nga Liana Spyropoulou dhe Peter Tiede, BILD

Kur grekët falimentuan në vitin 2010, nuk mungoi këshilla jonë e mirë: “Shisni ishujt, ju grekë të falimentuar”, ishte titulli i BILD në atë kohë- dhe e kishim seriozisht!

Tani po na e kthejnë topin, pikërisht ata që supozohej të shisnin termocentralet dhe kompanitë në kulmin e krizës së borxheve, ku Athina kishte zhytur të gjithë Europën: Panagiotis Lafazanis, ish-ministër i Energjisë dhe Mjedisit në qeverinë e kryeministrit të ekstremit të majtë, Alexis Tsipras dhe ministri i tij i egër i Financave, Yanis Varoufakis.

Tani ata po kundërpërgjigjen, madje kanë edhe disa sugjerime kursimi për ne: “Qeveria duhet të vendosë taksa emergjente si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë, për të zgjidhur problemin. Kjo do të shkaktojë një krizë në Gjermani, por paratë nuk mund të mblidhen ndryshe”.

Dhe më pas, grekët shpërthejnë me çekiçin e masave shtrënguese: “Një zgjidhje tjetër do të ishte shitja e aseteve publike si ishujt, në mënyrë që të mblidhen shpejt shuma të mëdha parash”.

Gjermania e falimentuar do të duhet të shesë ishujt e saj, Helgoland, Ruegen apo Wangerooge- a është e mundur kjo? A jemi vërtet kaq të falimentuar si Greqia dikur, aq sa ministri i Financave, Christian Lindner, duhet të shesë ishullin e tij me diell, Sylt?

Shteti duhet të shesë edhe kompanitë, thotë e majta greke. Por, kush do e merrte Deutsche Bummelbahn?

Dhe pastaj, grekët na kërcënojnë me komisarët e masave shtrënguese. Në Greqi, Trojka, një treshe e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe BE, dikur udhëhoqi një regjim me masa të rrepta shtrënguese. Trojka e urryer ruante arkat bosh greke. Në fund u mblodhën 278 miliardë euro ndihma për të shpëtuar perandorinë e pasur me ishuj.

Ish-ministri Lafazanis, thotë për BILD: “Nëse gjermanët nuk mund ta vendosin vetë situatën nën kontroll, atëherë duhet të vendosen nën mbikëqyrjen e Trojkës. Pastaj do jenë të detyruar”.

Komenti i tij për situatën gjermane: “Jeta është hakmarrëse. Gjermania duhet të përjetojë atë që i imponoi Greqisë. Gjermania kërcënon ta çojë Europën në një krizë afatgjatë”.

Të tjerë në Greqi tregojnë shembuj më të lashtë, për shembull jeta në Spartën e dikurshme. Gatishmëria për të hequr dorë dhe për të sakrifikuar qytetarët e Spartës së lashtë vazhdon edhe kësaj dite në fjalën gjermane ‘spartane’. Dhe gjërat po bëhen spartane në Gjermani.

Prandaj vjen këshilla greke nga Sparta: Nisni kursimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco