FOTO/ Izraeli ngre shqetësimin për listën e pengjeve që do të lirohen të hënën

FOTO/ Izraeli ngre shqetësimin për listën e pengjeve që do të lirohen të hënën

10:51, 27/11/2023
A+ Aa A-

Sipas mediave hebraike dhe agjencisë së lajmeve Reuters, Izraeli ka kundërshtuar listën që ka marrë me emrat e pengjeve që do të lirohen më vonë sot.

Reuters citon një zyrtar pa emër të informuar për këtë çështje duke thënë se Jerusalemi ka ngritur shqetësime për emrat në listë dhe se grupi terrorist Hamas ka pohuar në mënyrë të ngjashme se edhenjë listë e të burgosurve palestinezë që Izraeli synon të lirojë, është problematike për ta.

Agjencia thotë se ndërmjetësit e Katarit po përpiqen të zgjidhin çështjet për të shmangur vonesat në shkëmbimin e sotëm.​

Image

Anëtarët e familjes Goldstein-Almog duke pozuar pasi anëtarë të saj u liruan nga robëria e Hamasit më 26 nëntor 2023.

Image

Një foto e dorëzuar nga qeveria izraelite më 25 nëntot 2023 e Yahel Shoham, 3 vjeçe, pas kthimit të saj në Izrael pas 50 ditësh në robërinë e Hamasit në Gaza, ku u mbajt me vëllanë e saj Naveh, nënën e tyre Adi dhe gjyshen Shoshan Haran.

Image

Shtetasit tajlandez të çliruar nga robëria e Gazës përqafohen në një spital në Izrael në një foto të publikuar nga qeveria tajlandeze më 27 nëntor 2023.

Image

Maayan Zin përqafon vajzat e saj, Dafna Elyakim, 15 vjeçe dhe Ela Elyakim, 8 vjeçe, pasi u liruan nga robëria në Gaza.

Image

Pengët izraelitë të liruar më 26 nëntor 2023: Larta nga e majta në djathtë: Hagar Brodutch dhe fëmijët Ofri, Yuval dhe Oriya, Roni Krivoi. 

Në mes: Chen Almog Goldstein dhe fëmijët e saj Agam, Gal dhe Tal Almog.

Në fund: Avigail Idan, Elma Avraham, Aviva Siegel dhe vëllezërit e motrat Ela dhe Dafna Elyakim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco