BBC: Hamasi mund të zgjasë armëpushimin

BBC: Hamasi mund të zgjasë armëpushimin

21:46, 26/11/2023
A+ Aa A-

Hamasi mund të kërkojë një zgjatje të armëpushimit katërditor në Gaza, një veprim ky që mund të ndikojë në rritjen e numrit të lirimit të pengjeve.

BBC shkruan se sipas marrëveshjes aktuale dita e fundit e armëpushimit është e hëna.

“Në një deklarata, Hamasi thotë se po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve”, shkruan BBC.

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat që po zhvillohen në Katar ka thënë për BBC se Hamasi ka informuar ndërmjetësit se është i gatshëm të zgjasë pauzën me dy apo katër ditë dhe se një zgjatje e tillë mund të sjellë lirimin e 20 apo 40 të burgosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco